E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë
Aktualitet

U bezdis nga zhurma, pacienti shqiptar i heq oksigjenin të intubuarit në Greqi

Një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare i infektuar me Covid-19 akuzohet se ka bërë një krim makabër, duke i hequr tubat e oksigjenit një tjetër pacienti, ku ky i fundit ishte i intubuar për shkak të rëndimit nga virusi. 76-vjeçari i intubuar ka ndërruar jetë dje pasdite, ndërsa mediat greke shkruajnë se sipas të dhënave ka qenë heqja e tubave të oksigjenit nga 60-vjeçari shqiptar ajo që i ka shkaktuar vdekjen.

60-vjeçari shqiptar po kurohej në të njëjtën dhomë me 76-vjeçarin e intubuar. Për shkak të intubimit, sasia e madhe e oksigjenit që merrte 76-vjeçari krijonte zhurmë dhe kjo ka bërë që shqiptari të ndërmarrë veprimin e rëndë duke i shkëputur furnizimin me oksigjen dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo nuk është hera e parë që presioni i oksigjenit ndikon negativisht tek pacientët e prekur me Covid-19. Ashtu si në shumë vende të botës por edhe në Shqipëri, pacientët jo rrallë herë janë ankuar për shkak të zhurmës që krijon pajisja e furnizimit me oksigjen. Ndërkohë studimi, i kryer së fundmi nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në revistën The Lancet Psychiatry, zbuloi se 34 për qind e pacientëve që u shëruan nga COVID-19 përjetuan çrregullime të shëndetit mendor dhe neurologjik.

Për sa i përket viktimës 76 vjeç, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore ishte duke u përmirësuar ndjeshëm. Papritmas në orët e para të pasdites pacienti ndërroi jetë diçka që i bëri mjekët të shqetësohen. Ata zbuluan, se kishte shenja të çuditshme në kabllot që lidhin sistemin e furnizimit me oksigjen.

Nga ana tjetër 60 vjeçari shqiptar ishte ankuar edhe më parë për zhurmën që i vinte nga aparati i oksigjenit. Ndërkohë policia nuk ka arrestuar ende autorin e krimit për shkak se ai është ende pozitiv me covid-19. Megjithatë në ditët në vijim pritet të merren masa për të.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑