E Shtunë, 28 Nëntor 2026
Lajm i fundit
New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ Saimir Tahiri publikon përgjimin ambiental: Grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër Marta Kos: Shqipëria mund të hyjë në BE deri në vitin 2030, negociatat mund të mbyllen vitin e ardhshëm Bardhi e Balliu u përjashtuan nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, Gjykata Administrative shpall të paligjshëm vendimin për dy deputetët e PD: Të shfuqizohet
Bota

Turqia ndryshon emrin, si do të quhet tani

Turqia do të ndryshojë emrin. Vendi i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të ndryshuar emrin, Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, cili tha se ky proces është nisur për të rritur vlerën e vendit.

“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”.

Ndërkohë, qeveria në Ankara ka nisur tashmë fushatën e reklamimit për emrin e ri, në të cilën janë përfshirë 30 milionë njerëz.

Emri i ri do të jetë edhe në produktet të prodhuara në vend. Kujtojmë se procesi për ndryshimin e emrit jashtë Turiqsë ka nisur që vitin e shkuar. Presidenti vendit Rexhep Erdogan është shprehur se ndryshimi po bëhet për të përfaqësuar dhe shprehur kulturën dhe vlerat e kombit turk, “në mënyrën më të mirë të mundshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑