E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren
Bota

Trump: Tani radha e Kubës, do ta marr dhe do të bëj ç’të dua

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Kuba është vendi i radhës që sipas tij “do të merret” nga Shtetet e Bashkuara, tani që ishulli ndodhet në një pozitë shumë të dobët.

“Besoj se do ta kem unë nderin që të marr Kubën. Nëse do ta çliroj, apo do ta marr pak rëndësi ka. Unë do të mund të bëj ç’të dua me të”, tha Trump në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Aktualisht Kuba po përjeton një kolaps energjetik për shkak të embargos amerikane të naftës dhe rrjetit të vjetëruar energjetik, që ka lënë në terr rreth 10 milionë banorët.

Vendi nuk merr ngarkesa me naftë që prej 9 janarit, pasi Shtetet e Bashkuara arrestuan liderin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe vendosën një bllokadë ndaj furnizimeve me karburante për ishullin.

Për më tepër, në janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërcënonte me tarifa çdo vend që i shiste apo i ofronte naftë Kubës.

Mungesa e karburanteve ka detyruar linjat ajrore të mbajnë në tokë avionët e tyre, ka dëmtuar sektorin e turizmit dhe ka detyruar qeverinë të racionojë shitjen e naftës dhe të pezullojë disa shërbime spitalore.

Situata e rëndë ka bërë që të shpërthejnë protestat e dhunshme, me manifestuesit që javën e kaluar vandalizuan zyrën e Partisë Komuniste në Moron, një qytet me rreth 70 mijë banorë në lindje të Havanës.

Duke cituar burime anonime, gazeta “New York Times” raportoi të hënën se zyrtarë të administratës Trump kanë sinjalizuar homologët kubanë se duan që presidenti Miguel Diaz Canel të largohet nga pushteti.

Një ditë më parë, duke reaguar lidhur me situatën, zëvendës kryeministri i Kubës, Oscar Perez Olivia deklaroi se ishulli është i hapur për një marrëdhënie tregtare të rrjedhshme me Shtetet e Bashkuara dhe njoftoi se tani mërgata kubane do të lejohet të investojë në vend.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑