Transportuan një kallashnikov nga Korça në Tiranë me autobusin e linjës, 2 të rinj arrestohen në terminal

Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e kryeqytetit rreth mesditës së të shtunës në terminalin jug-lindor të autobusëve, pasi po transportonin një kallashnikov nga Korça për në kryeqytet.

Kapja e tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe e futur në një çantë të madhe.

Dy djemve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe 3 aparate celular. Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës.

Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera.

Të Fundit