Dy bashki janë zhytur “kokë e këmbë” në borxhe, ndërsa 14 të tjera varen tërësisht nga qeveria

Borxhet e bashkive janë 4.8 miliardë lekë, 60% më pak se në 2015, ndërsa është konstatuar se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe

Prej më shumë se 3 orësh, është duke u zhvilluar në Shkodër mbledhja e kryeministrit Edi Rama, me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, dhe një pjese të ministrave. Gjatë analizës së bërë nga Ministri i Shtetit për qeverisjen vendore, Arbër Mazniku, janë evidentuar dhe bashkitë që kanë më së shumti probleme në aspektin financiar.

Borxhet e bashkive janë 4.8 miliardë lekë, 60% më pak se në 2015, ndërsa është konstatuar se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe. 14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”.

“Të ardhurat vendore u rritet 271% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2015. Nga 13.1 miliardë në 31 miliardë. Shpenzimet vendore ishin 102% më të larta në krahasim me vitin 2015, nga 21.% e PBB para reformës në 3.1% në vitin 2023.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga viti 2015 nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliardë lekë. Në vitin 2015 këto detyrime përbënin 92% të peshës së të ardhurave të veta, në 2023 këto detyrime janë sa 16% e të ardhurave të veta.

Buxhet e bashkive të vogla me 0-20 mijë banorë janë të varura 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë, kurse bashkitë më të mëdha me mbi 100 mijë banorë, e kanë të balancuar këtë raport në masën 55%.

Investimet për frymë janë më të ekualizuara në të gjithë vendin, megjithatë diferenca mes bashkisë me më shumë investime për frymë tek ajo me më pak investime për frymë është 27 herë.

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”, ishin disa nga gjetjet e publikuara nga Mazniku.

Mbledhja po mbahet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa krahas kryebashkiakëve të majtë në mbledhje janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e djathtë, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.

Të Fundit