E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
Aktualitet

“Transformimi” i Portit të Durrësit, Rama: Fillimi i një epoke të re, investitorët thonë se do jetë më i madhi në Mesdhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një takim me intelektualë në qytetin e Durrësit për të folur për investimet e reja.

Rama ësthë ndalur fillimisht tek inevstimi nga Emiratet e Bashkuara për transformimin e Portit të Durrësit të cilin e cilëson një epoke të re për Shqipërinë.

Ai thotë se sipas tij Porti i Durrësit do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, teksa nga ato që i kanë thënë investitorët, do të jetë më i madhi në Mesdhe.

”Kemi lëvizur në disa pika për të parë nga afër disa zhvillime të rëndësishme ndërkohë që sot dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rënëdsishme të vendit për çfarë ne duhet, duam dhe do të bëjmë për Durrësin.

Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë.

Mund të vuash siç kemi vuajtur ne nga paragjykimet e gjykimet e krijuara nga lajmet e këqija që janë përhapur për vite të tëra për vendin tonë, si rezultat i mosnjohjes dhe kontakteve që kanë pasur investitorët dhe kanë dalë të zhgënjyer. Ky investim që nis mes portit dhe pjesës ku fillon plazhi është faktikisht fillimi i një epoke të re, por dhe Shqipërinë. Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.”- tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑