E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Bota

Tragjike në Florida/ Nëna vret dy vajzat binjake 5-vjeçare dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida,SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy binjakët e saj 5 vjeçarë. Ngjarja u zbulua pasi nëna e tyre 31-vjeçare u hodh nga një urë, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se Catorreia Hutto, 31 vjeç doli nga makina dhe u hodh ne liqenin Jesup. Pasi policia gjeti dhe identifikoi trupin shkoi në shtëpinë e saj, ku zbuloi gjatë kontrollit dy fëmijët e saj binjakë 5-vjeçarë të vdekur në shtretërit e tyre.

Policia gjeti gjithashtu një armë në shtëpinë e 31-vjeçares, por fëmijët nuk kanë asnjë shenjë në trup që tregon se është përdorur arma e zjarrit. Prandaj, shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet nga mjeku i cili do të bëjë autopsinë e trupave të tyre.

Dy binjakët, Ahmed dhe Ava, ishin fëmijë me nevoja të veçanta dhe u konstatua se ata nuk kishin ndjekur shkollën që nga 13 tetori. Siç njoftoi policia lokale, në shtëpi nuk u gjetën as shumë ushqime dhe as mobilje të mjaftueshme.

Nëna e 31-vjeçares tha se vajza e saj kishte probleme kronike me depresionin, por nuk kishte konstatuar shenja të përkeqësimit të gjendjes së saj.

Ajo në fakt kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e vajzës së saj të enjten mbrëma, por nuk iu përgjigj pasi mendonte se njëri nga dy fëmijët e kishin telefonuar gabimisht.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑