Tragjike/ Dogji të gjallë gruan brenda makinës dhe më pas vari veten në pemë, ky është 48-vjeçari që kreu aktin makabër në Kavajë(DETAJE)

Një krim i rëndë brenda familjes tronditi ditën e sotme Kavajën. Ky që shihni në foto është 48-vjeçari Bilbir Shirja, i cili dogji gruan të gjallë brenda makinës në fshahtin Manskuri të Kavajës dhe më pas vari veten.

Sipas policisë në zonë është gjetur edhe trupi i bashkëshortes së tij, Fëllënxa Shirja 45-vjeç e djegur në makinë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Çifti Shirja ishin prindër të dy fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 17 vjeç.

Të Fundit