E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!

Tirane/ Ne 2020 përdoruesit e makinave do te paguajne 5 milionë euro për të parkuar.

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur. Edhe në rast se ke fat të hasësh në një hapësirë bosh, ajo të kushton shtrenjtë, 100 lekë për një orë. Një i punësuar duhet të paguajë 800 lekë, nëse e lë automjetin në rrugën pranë punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin i duhet të shpenzojë rreth 210 mijë lekë, ose 1,700 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi.

Bashkia e Tiranës pret që të arkëtojë në vitin 2020 rreth 617 lekë nga tarifa e parkimit të automjeteve, me rritje prej 34% në krahasim me atë që pritet të arkëtojë për këtë vit, sipas shifrave të publikuara në projektin buxhetor afatmesëm 2020-2022.

Që prej vitit 2016, të ardhurat nga tarifat e parkimit janë rritur ndjeshëm, duke u kthyer në një nga burimet kryesore të mbledhjes së të ardhurave të Bashkisë. Për vitin 2020, parkimi pritet të jetë zëri i pestë që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë, pas taksës së ndikimit në infrastrukturë (29%), tatimit mbi pronën (18%), tarifa e pastrimit (15%), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore (6%)https://www.monitor.al/buxheti-i-kryeqytetit-2020-e-ardhmja-e-tiranes-e-varur-nga-shitja-e-hapesirave-per-ndertim/

Tarifa e parkimit të automjeteve pritet të sigurojë 4% të totalit të të ardhurave të bashkisë, me rritje të ndjeshme në raport me periudhën 2014-2015, kur të ardhurat që mblidheshin nga parkimi i automjeteve ishin të papërfillshme.

Sipas relacionit të Bashkisë, Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkime publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia Tiranë për vendqëndrime të mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licensuara.

Me qëllim evidentimin dhe ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë Tiranë është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qёllim vendosjen dhe vjeljen e tarifёs sё shёrbimit tё parkimit publik me pagesё – mbёshtetur nё karakteristikat funksionale tё tyre. Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim. Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.

Tirana Parking, është struktura e specializuar vetëm për mbledhjen e tarifës së parkimit sipas VKB Nr.48 datë 11.11.2016 “Për krijimin e Tirana Parking si institucion nё varësi tё Bashkisё Tiranё për administrimin e shёrbimit tё parkimit publik me pagesë”.

Bashkia thotë se në planet e saj të ardhshme është rritja e kapacitetit të parkimit në qytet dhe përdorimi efiçent i hapësirave ekzistuese. /monitor

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑