Tiranë/ I vendosin tritol makinës, policia jep detaje te tjera.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me tritol, ku shënjestër ishte një makinë. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë në fshatin Çekrez.

Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e shpërthimit nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Mjeti tip ‘Volkswagen’ i përket shtetases Kujtime Hoxha, 54 vjeçe.

“Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit