Tik-Tok mori të dhënat e gazetarëve, kompania pranon abuzimin me informacionet

Dy gazetarë të mediave ndërkombëtare janë përgjuar nga punonjësit e Tik-Tok, pas shkrimeve kritike ndaj kësaj kompanie.

Kompania mëmë e Tik-Tok ka përdorur të dhënat e përdoruesve për të identifikuar kontaktet dhe komunikimet e tyre. Drejtues të firmës , ByteDance thanë për AFP se disa prej punonjësve të saj kanë hyrë në serverin e Tik-Tok për të grumbulluar të dhëna për disa gazetarë që kanë raportuar për këtë rrjet social.

Rezulton se janë marrë pa leje të dhënat e një gazetari të Financial Times dhe një ish-gazetari të BuzzFeed. Qëllimi ishte identifikimi i kontakteve që dy gazetarët kanë pasur me punonjës të kompanisë, për të bërë disa shkrime kritike mbi menaxhimin e këtij rrjeti sociale. Me anë të gjetjes së vendndodhjes së gazetarëve, punonjësit e kompanisë kanë identifikuar dhe burimin brenda Tik-Tok që jepte të dhënat.

Pas gjetjes së burimit të gazetarëve, Tik-Tok ka shkarkuar nga puna punonjësit që dhanë informacionet për mediat.

Shkrimet e gazetarëve tregonin sesi abuzohej në këtë kompani me të dhënat persona.

Ky zhvillim i ri në fushën e sigurisë së rrjeteve sociale vë në pikëpyetje ruajtjen e të dhënave sekrete. Kompania Tik-Tok me qendër në Kinë është vënë shpesh ne qendër të kritikave lidhur me ruajtjen e të dhënave. Drejtues kompanisë kanë deklaruar shpesh se përdorin të njëjta standarde si Facebook dhe Twitter.

Ndërkohë që qeveria e shteteve të bashkuara, në një urdhër të nxjerrë disa javë më parë, kërkonte që në pajisjet teknologjike të administratës të mos shkarkohen aplikacione që kanë lidhje me Tik-Tok.

Të Fundit