E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Ti je ajo që ha” animalistja: Nuk do e doja kurrë një burrë mishngrënës

Animalistja, Jonida Çobani Gjoka thotë se partnerin e saj, nuk do e dëshironte mishëngrënës.

    Gjoka u shpreh se bashkëshorti i saj po heq dorë nga konsumimi i mishit.

    “Ti je ajo që ha. Nuk do e takoja kurrë një djalë mishngrënës. Para 5 vitesh po, por tani jo. Fatmirësisht, unë jam martuar para shumë vitesh dhe kemi një pakt me tim shoq, ai po heq dorë akoma çdo ditë e më shumë. E kam bërë që të heqë dorë. Kur ha shumë mish, ke një gjendje letargjie, do gjumë sepse do të rimëkëmbësh atë energji që ke humbur”, theksoi ajo.

    Sipas një studimi të ri, konsumi i mishit duhet të reduktohet në maksimumi dy hamburger në javë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë që të shpëtojmë edhe mjedisin.

    “The State of Climate Action 2022″ shqyrtoi progresin global të 40 treguesve që do të ishin kyç për përgjysmimin e emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2030, në përputhje me qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës.

    Aktivistët dashamirës të kafshëve kanë thënë për dekada se niveli ynë i konsumit të mishit është i dëmshëm në disa mënyra thelbësore dhe së fundmi shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë shqyrtuar se si industria e mishit ndikon në ndryshimin e klimës.

    Hulumtimi i ri nga ekonomistët sugjeron se njerëzit në BE duhet të reduktojnë konsumin e tyre të mishit me 75%./ EuronewsAlbania

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑