E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Thirrja për urrejtje dënohet me 2-8 vite burg”, Komisioni Hetimor: Ja shkeljet kushtetuese që ka bërë presidenti Meta

Deputetja e PS-së, sekretare e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e presidentit, Klotilda Bushka gjatë mbledhjes së sotme renditi disa prej shkeljeve që sipas saj ka bërë Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj, Bushka tha se kreu i shtetit ka shkelur kompetencat që i caktohen me ligj. Sipas saj, thirrja për urrejtje dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite.

“Roli kryesor i presidentit është uniteti kombëtar. Parim i kushtetutës është qe te gjithë janë te barabarte para ligjit. Thirrja për urrejtje dënohet me burg 2-8 vjet. Në analizë të akteve që kemi marrë në shqyrtim, jemi duke analizuar nëse kemi të bëjmë me shkelje. Duhet të identifikojmë se cilat janë ato veprime, akte, që pretendohet se janë shkelje. Bëhet fjalë për deklarata. Kreu i shtetit nuk duhet të ushtrojë asnjë kompetencë tjetër, përveç asaj që i ka caktuar Kushtetuta. Na rezulton se sa i takon qëndrimeve të presidentit, të cilat nga diskutimet, mënyra e ushtrimit të detyrës nga presidenti, janë kompetenca që nuk shihet se ushtrohen vetëm me dekrete.

Unitetet kombëtar, do të thotë interes i të gjithëve, paqe siguri dhe që të gjithë njerëzit duhet të ndjejnë veten të përfaqësuar. A është shkelur ky parim? Në fakt ekspertët juristë na sollën në vëmendje doktrinën e disa shembujve, ku konsiderohen të papajtueshme funksionet me parimin e unitetit të popullit. Këto thirrje të kryera në mënyrë të përsëritur, të veshura me një natyrë e cila përmban brenda gjuhë urrejtje apo thirrje kundër rendit dhe sigurisë, e cënon dhe një sërë situatës që gjejnë mbrojtje nga sistemi juridik shqiptar. Duke mos pasur kompetenca në lidhje me marrëdhëniet jashtë, këto thirrje të presidentit në lidhje për përfaqësues ndërkombëtar, e nxjerrin atë jashtë rolit të vetë.

Kushtetuta e përcakton qartë se kush është kompetent për politikat e jashtme të Shqipërisë. Në të gjitha deklaratat, apo daljet publike, unë i çmoj se jemi në shkelje të nenit 86 të Kushtetutës, në nenin 88 pika 3 si dhe nenin përkatës që përcakton detyrat dhe kompetencat për marrëdhëniet me jashtë të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto akte janë të rënda apo jo, unë do konsideroj që ne duhet t’i analizojmë. Nëse i referohemi qëllimit, duhet qartësuar që në deklaratat e presidentit me qëndrimet zyrtare, në tërësinë e akteve nga provat që kam shqyrtuar, nuk vihet re një sjellje për të vepruar në raport me Kushtetutën, për të rivendosur ndonjë të drejtë që presidenti e pretendon se po nëpërkëmbet. Flasim për mbrojtje të zgjedhjeve të lira, për respektimin e të drejtave kushtetuese në procesin zgjedhor, por do t’i shkonte presidentit që të ka bere shkresa për intimidim në institucionet e pavarura, apo thirrje prokurorisë për të mbyllur disa çështje.”, tha ajo.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑