Tepelenë/ Ndërtimi i fabrikës së asfaltit në Bënçë, banorët konfliktohen me punonjësit e firmës – Stop
Lajme, Të Gjitha

Tepelenë/ Ndërtimi i fabrikës së asfaltit në Bënçë, banorët konfliktohen me punonjësit e firmës

Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë kanë protestuar këtë të premte për ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti.

Korrenspondentja e Panorama.al Brikena Metaj bën me dije se ka pasur tensionim të situatës si dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës.

Për pasojë të konfliktit, dëgjesa publike e parashikuar për ditën e sotme nuk do të zhvillohet.

Fabrika e asfaltit do të shfrytëzohet për pubimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Me mbështetjen e ambientalistëve, banorët kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cënuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *