Jep dorëheqjen nga SPAK Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj këtë të premte ka dhënë dorëheqjen si prokurore nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK me email.

Imeraj ka zgjedhur të vazhdojë detyrën e saj që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku aktualisht është drejtuese.

Kujtojmë se më datën 26 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Imeraj u përball me vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars kur KPK kreu hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure të cilin e kaloi me sukses.

Të Fundit