Në SPAK si e dyshuar për krime zgjedhore, deputetja e PS, Sara Mila: U thirra si person në dijeni! Do vij sa herë të kenë nevojë për dëshminë time

Deputetja e PS, Sara Mila pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion tha se është thirrur si person në dijeni, në lidhje me dyshimet për korrupsion zgjedhor në Elbasan.

Ajo u shpreh se është e gatshme të bashkëpunojë me SPAK sa herë që të jetë e nevojshme, duke theksuar se beson te ligji.

Mila deklaroi se mbi të është hedhur baltë, por theksoi se “ky kalvar do të marrë fund”.

“Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër. Ky është një moment për të treguar dinjitetin tim. Ka një sekret hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Ky kalvari i hedhjes baltë të politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK të ketë nevojë për dëshminë time do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme si nje person që beson mbi ligjin dhe mbi cdo gjë tjetër”, tha deputetja e PS.

Ndërkohë që e pyetur nga gazetarët nëse iu përgjigj prokurorëve nëse ka pasur apo jo korrupsion zgjedhor në Elbasan, Mila preferoi të mos përgjigjej duke u larguar.

Të Fundit