“Pra, Carolinën nuk e paska vrarë një shqiptar”, Erion Braçe: Media greke të kërkojë ndjesë, e mbytur nga steriotipet me baze etnike e rraciste – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Pra, Carolinën nuk e paska vrarë një shqiptar”, Erion Braçe: Media greke të kërkojë ndjesë, e mbytur nga steriotipet me baze etnike e rraciste

Zëvendës kryeministri Erion Braçe pas zbardhjes nga autoritetet greke të vrasjes së 20-vjeçares kërkon nga mediat greke që të kërkojnë falje për shënjestrimin që iu kanë bërë shqiptarëve për këtë ngjarje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se media greke është e mbytur nga steriotipet me bazë etnike.

“Po media greke?Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e një pjese edhe raciste, duhet te bej një hap pas e te kërkojë ndjese; Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje një pjese i shpalli fajtore, jo vetëm qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me një piste te paqene, te rreme, te pavërtete! I keqardhur pafund për ketë! Krimi nuk ka komb, as kombësi!’- shkruan Braçe.

Ditën e djeshme u zbulua se Carolinë, 20-vjeçe ishte vrarë nga bashkëshorti i saj dhe jo nga banda shqiptare siç u tha fillimisht në mediat greke.

Postimi i plotë i Braçes:

Pra; CAROLINEN NUK E KA VRARE NJE SHQIPTAR! AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE, AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA, “ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”! Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!

Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

I keqardhur pafund per kete!

Krimi nuk ka komb, as kombesi!

Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *