Të ndalojmë së besuari se refugjatët janë në gjendje të vështirë/ Ministrja britanike: Asnjë shqiptar nuk duhet të pranohet si refugjat

Qeveria britanike synon largimin e emigrantëve shqiptarë

Numri i lartë i emigrantëve të cilët kanë kaluar Kanalin e La Manshit gjatë viteve të fundit e ka vendosur në një presion të jashtëzakonshëm qeverinë e re britanike. Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, në një fjalim në parlament se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që vijnë me varka kanalin e La Manshit, ndërsa u shpreh se Britania po vendoset në rrezik nga një numër kaq i lartë i azilantëve.

Duke reaguar në parlament ndaj kritikave se nuk kishte marrë parasysh këshillat ligjore lidhur me ndalimin e emigrantëve në një qendër azili në Britaninë jugore, Braverman tha se sistemi aktual është “jofunksional” dhe “jashtë kontrollit”.

“Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë. Ne duhet të jemi të drejtë me publikun. Sistemi jonë është jashtë funksionit. Migrimi i paligjshëm është jashtë kontrollit dhe shumë njerëz janë të interesuar të luajnë lojëra sallonesh politike, të mbulojnë të vërtetën sesa të zgjidhin problemin”.

Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë.

“Asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime. Ekziston një problem i veçantë me burrat shqiptarë që kalojnë kanalin ilegalisht ose për të gjetur punë për rreth nëntë muaj ose për të punuar me kriminelë që kërkohen ndërkombëtarisht”.

Qytetarët nga Shqipëria tani përbëjnë grupin më të madh të vetëm që kalojnë kanalin me varka të vogla, sipas statistikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Sunak riemëroi Braverman si sekretare të Brendshme javën e kaluar, vetëm disa ditë pasi ajo dha dorëheqjen kur Liz Truss ishte kryeministre.

Por vendimet e saj si ministre e Brendshme janë vënë nën një vëzhgim intensiv, nga disa deputetë që i bëjnë thirrje asaj të japë dorëheqjen për herë të dytë. Aktualisht rreth 4,000 njerëz mbahen në qendrën e emigrantëve Manston, e cila është projektuar vetëm për të akomoduar 1,600 persona në baza të përkohshme.

Klan News

Të Fundit