Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili punon në Irlandë.Me rekomandimin e një italiani tjetër, ai vjen para disa muajsh në Tiranë, për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e paguan mjekun stomatolog me 4500 euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, largohet. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon, se do ta vrasë.Tani, Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para, i ka kushtuar 12 mijë euro.Ai kërkon paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin.Për këtë rast, ne iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut. Xhevdet Sadikaj, president i USSh Fier, thotë, se për kërcënimet, shtetasi italian duhet të shkojë në polici.Ndërsa për punën profesionale me dhëmbët Sadikaj, thotë, se duhen dëgjuar të dyja palët dhe i interesuari duhet të bëjë kërkesë me shkrim, se cfarë kërkon nga Urdhri i Stomatologut.
- +355 67 220 8888
- [email protected]