Të dënuar me burg për moskallëzim krimi, arrestohen tre persona në Vlorë

Tre persona të cilët ishin dënuar më parë nga Gjykata e Vlorës me burg për moskallëzim krimi janë arrestuar nga Policia.

Policia bën me dije se L.A, 27 vjeç ka qenë i dënuar në 2017 me dy vite burg dhe pas tre vitesh është bërë i mundur arrestimin i tij. Po ashtu R.A, 60 vjeç i dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Vlorës në 2019 si dhe A.S, 35 vjeç i dënuar në 2018 me 8 muaj burg janë arrestuar pas një kohe në arrati sot.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në qytet, për kapjen e autorëve përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

• L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

• R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

• A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të Fundit