Taulant Balla: Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk duhet të jetë qokë politike

Në një deklaratë për mediat Taulant Balla është shprehur se ndjen keqardhje që grupi parlamentar i PD-së nuk ka qartësuar ende një pozicion të qartë të kandidaturës për Avokatin e Popullit.

“Është keqardhje e madhe që ne kemi shkelur disa afate kushtetuese dhe mbani mend sesa bërtiste opozita kur kishte vonesa në plotësimin e vakancave në shumë institucione të rëndësishme të drejtësisë dhe sa keqardhje e madhe është që grupi parlamentar i PD-së të cilit i takon propozimi për Avokatin e Popullit, ende nuk ka qartësuar një pozicion të qartë lidhur me kandidaturën dhe natyrshëm unë mendoj që ajo që kemi ka shumë rëndësi, është që ne ta përmbyllim këtë proces.

Avokati i popullit aktualisht vazhdon të qëndrojë në detyrë përtej mandatit dhe të mos harrojmë rëndësinë që ka avokati i popullit si një organ kushtetues i cili duhet që përmes mekanizmave të vetë monitorues duhet të jetë shërbëtor dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut sa herë që konstatohet që ka shkelje të të drejtave të njeriut që kështu në këtë aspekt, vendosja në normalitet e punës së Avokatit të Popullit është një detyrë.

Kjo nuk mund të jetë një qokë politike, nuk duhet parë sikurse ka ndodhur më parë, por duhet të jetë si një përfaqësues i drejtpërdrejtë i qytetarëve në këtë detyrë kushtetuese. E ka emrin avokati i popullit, nuk duhet të jetë një qokë politike për një emër të caktuar, por duhet të jetë një përfaqësues i lartë i cili të ketë eksperiencë të rëndësishme dhe të dukshme në mbrojtje të të drejtës së njeriut”, është shprehur Balla.

Të Fundit