Taulant Balla: Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit, do miratohet në këtë sesion parlamentar

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është shprehur se në mbledhje është diskutuar dhe për amnistinë fiskale.

Balla është shprehur i bindur se ligji për amnistinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit, teksa ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për miratimin e ligjeve të tilla teksa ka shtuar se e rëndësishme është që do të jetë pjesë e këtij sesioni parlamentar dhe u shpreh i bindur se do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

 

Taulant Balla: Kemi diskutuar dhe për çështje që do të kemi në seanca të tjera që lidhen me mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë, për amnistinë fiskale apo ligje të tjera.

Kuvendi i ka votat për të miratuar çdo ligj. Çdo deputet duhet të votojë sipas asaj që mendon dhe ligji për amnistinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe mbi çdo vendim politik, ajo që është e rëndësishme është nevoja që ka ekonomia e Shqipërisë për të miratuar ligje të tilla.

Ka ca afate ligji për amnistinë, e rëndësishme është që do të jetë pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar.

Të Fundit