“Ta dijë ai dhe Guruja i tij”! Meta për Damian Gjiknurin: Jam në Vlorë ditën e numërimit. – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Ta dijë ai dhe Guruja i tij”! Meta për Damian Gjiknurin: Jam në Vlorë ditën e numërimit.

TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj mazhorancës, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, si përfaqësues i PS në Vlorë.

Meta tha se ata e dinë shumë mirë se çfarë mund t’iu bëjnë vajzat dhe gratë e Vlorës këtyre vagabondëve, ndërsa shtoi se ata janë mësuar me çimka, madje sipas Kreut të Shtetit, janë dënuar edhe jashtë për trafikim vajzash.

“Se ç’po bën numri 8 në Vlorë, unë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare, ky skenar është përvëluar dhe djegur. Për këtë kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës. Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitetin. Ju e kuptoni se cfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash. Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identitetin e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe guruja i tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim”, tha Presidenti Meta.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *