E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar

” Sytë i kanë e s’duan të shohin e veshët i kanë dhe s’duan të dëgjojnë” Rama :Fondi i Solidaritetit administrohet nga BE!

Ka startuar sot programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Teksa merrte fjalën në këtë takim, ku i pranishëm është dhe ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj disa akuzave të opozitës sa i takon fondeve të dhëna nga shtetet e BE, përmes fondit të solidaritetit. Kreu i qeverisë theksoi se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet BE.

“Disa monumentet kulturore u goditën rëndë natën e 26 nëntorit të vitit të kaluar. Këtë proces rimëkëmbjeje dhe rilindje të këtyre pikave strategjike për hartën e pasurive tona të paçmueshme, ne e bëjmë dorë për dore me BE. BE Në këtë moment kritik u kthye në një stacion ku u mblodhën miq nga mbarë bota për t’u solidarizuar me popullin shqiptar, në konferencën e Donatorëve në Bruksel, prej të cilës ne morëm një mesazh solidarizues edhe emocionues me kontribut rekord. Duhet të ndalem në një sekondë pasi ka një keqkuptim të fortë tek një pjesë e atyre që sytë i kanë e s’duan të shohin e veshët i kanë dhe s’duan të dëgjojnë, për të kuptuar se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet donatorëve. Për të kuptuar se BE përmes instrumenteve të vetë, në bashkëpunim me një strukturë të posaçme të Kombeve të Bashkuara, do të administrojë nga pikëpamja tekniko financiare, të gjithë programi, qoftë për trashëgiminë kulturore, qoftë për shkollat. Paratë e taksapaguesve evropiane, janë nën administrimin e BE. Kush thotë dhe përsërit si në jerb; “Ku i çuat paratë? Pse i vodhët paratë që ju dha bota?”, duhet të vënë në lëvizje dhe të dëgjoje këtë fakt. Të gjitha fondet e solidaritetit të BE, janë fonde që administrohen nga Bashkimi Europian. Nuk janë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm dhe e tretëm, siç ju thotë fantazia atyre qe do e kishin bërë këtë gjë, ose mund ta kenë bërë me paratë e shqiptarëve në të shkuarën. I kërkoj ndjesë ambasadorit dhe miqve tanë, që janë partnerë në këtë projekt, duke kaluar më tutje me një shprehje falënderimi për të gjithë.”, tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑