Studentët e degëve prioritare do të paguheshin me 40.000 lekë. Ku po shkojnë këto para?

Në qershor të vitit të kaluar u shpallën më shumë se 40 degë me prioritet kombtar, për shkak të mosregjistrimit të studentëve. Kriter i vetëm ishte mesatarja, që të përfitoje dhe pagesën shtesë prej 400 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë në korrik të këtij viti situata ndryshon, pasi tani do të veprohet në bazë të kuotave dhe numri i tyre, do të jetë në varësi të buxhetit, që do t’i shkojë institucionit të arsimit të lartë. Me kameran e fshehtë ne shkuam në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor, ku na u tha, se mesatarja nuk do të ketë më rëndësi, por kuotat do të jenë në varësi të buxhetit.Në fund u drejtuam në Agjensinë e Finacimit të Arsimit të Lartë, ku gjithashtu na shpjeguan, se në varësi të fondit, do të jenë kuotat, që do të hapen, por të gjithë mund të regjistrohen.

Të Fundit