STOP-EMISIONI 55 (Sezoni 9) 17 Nentor 2023-“Kete vit s’ka mesatare, ka kuota”, c’ndodh me pagesat e degeve prioritare?

Në qershor të vitit të kaluar u shpallën më shumë se 40 degë me prioritet kombtar, për shkak të mosregjistrimit të studentëve. Kriter i vetëm ishte mesatarja, që të përfitoje dhe pagesën shtesë prej 400 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë në korrik të këtij viti situata ndryshon, pasi tani do të veprohet në bazë të kuotave dhe numri i tyre, do të jetë në varësi të buxhetit, që do t’i shkojë institucionit të arsimit të lartë. Me kameran e fshehtë ne shkuam në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor, ku na u tha, se mesatarja nuk do të ketë më rëndësi, por kuotat do të jenë në varësi të buxhetit.Në fund u drejtuam në Agjensinë e Finacimit të Arsimit të Lartë, ku gjithashtu na shpjeguan, se në varësi të fondit, do të jenë kuotat, që do të hapen, por të gjithë mund të regjistrohen.

Në pjesën e parë të emisionit ndalemi në përkujtimin e clirimit të Tiranës. Sot mbushen plot 79 vjet nga dita e clirimit të kryeqyetit nga nazi-fashistët, në 17 nëntor 1944.

Të Fundit