Stop – Studentet e mjekesise lene konviktet, pritet vleresimi i godinave! (10 dhjetor 2019)


Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një shqetësim nga studentët e Fakultetit të Mjeksisë, të cilët janë akomoduar tek godinat numër 3 dhe 4.Atyre u është komunikuar, që të lirojnë godinën, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për një vlerësim nga ekspertët.Iu drejtuam Rezidencës Studentore Universitare Numër 2, ku është Drejtoria, që ka në varësi 8 godina, ndër to edhe 3 dhe 4. Zëdhënësi Marjon Gorica, shprehet, se pas akt-konstatimit paraprak, Instituti i Ndërtimit do të bëjë edhe një tjetër konstatim teknik. Që kjo të realizohet, godina duhet bosh dhe studentët do të transferohen në një tjetër godinë. Kjo, derisa Instituti i Ndërtimit, të dalë me një vendim për dy godinat 3 dhe 4.Gorica sqaron, se studentëve, që do të zgjedhin të akomodohen vetë, do t’u kthehen paratë.

Të Fundit