Lëkundet sërish toka, epiqendra në Gjirin e Lalzit. – Stop
Të Gjitha

Lëkundet sërish toka, epiqendra në Gjirin e Lalzit.

Toka është lëkundur sërish pak minuta më parë me epiqendër Gjirin e Lalzit.

Tërmeti pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia e matur ishte 24 kilometra.

Toka vijon të lëkundet që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 të vdekur dhe rreth 1 mijë të lënduar, për të mos llogaritur dëmet materiale që nga të dhënat paraprake duket se janë tepër të mëdha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *