“Stop” siguron pamjet filmike nga momenti i thyerjes së këmbës së vajzës

Gjatë gjithë kësaj jave kemi transmetuar një ngjarje të rëndë, që tronditi opinionin publik. Një vajzë e vogël 3 vjecare, u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në mënyrë të tillë, që u cua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës. Ne sot sjellim një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë, që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat, që për më tepër rezultoi i palicensuar.OPGj nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithshu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.Dje reagoi ministria e arsimit, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme te kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje. Edukatorja dhunuese Majlinda Dehima, u la në hetim të lirë nga policia, pas transmetimit të pamjeve filmike në “Stop”.Por sot, pasi siguruam pamjet e plota filmike, tregojmë, sesi vajza dhunohet nga edukatorja deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

Të Fundit