Stop-Shkon te kallzoje vjedhjen e motorrit, policia e arreston dhe e ve nen akuze. (07.03.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Shkon te kallzoje vjedhjen e motorrit, policia e arreston dhe e ve nen akuze. (07.03.2019)

Donald Shehu banor i kryeqytetit, i është drejtuar emisionit “Stop” , për të denoncuar atë, që i ka ndodhur me policinë e shtetit, në komisariatin numër 2.Donaldi tregon, se mbrëmjen e 31 janarit ka lënë motorrin në zonën e Komunës së Parisit dhe kur është kthyer orën 1 pas mesnate, motorrin nuk e ka gjetur më.Ai ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në komisaritatin numër 2, për të bërë kallzim. Por aty u përball me akuzën e vjedhjes së motorrit të tij dhe u arrestua në flagrancë. Policia i mori patentën dhe i vuri gjobë. Pas 72 orësh në arrest, materialet iu referuan prokurorisë, ndërsa në gjykatë mori masën “detyrim paraqitjeje”.Pas gjithë këtij kalvari, Donaldi ka mundur të sigurojë vetë nga kamerat e sigurisë së një biznesi, videon, ku duket, që ai e ka lënë vetë motorrin dhe më pas mjeti është marrë nga një person me kapele dhe është lënë në trotuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *