Stop “mberthen” pedofilin, arrestohet 59-vjeçari që ngacmonte minorene

Policia e Tiranës bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një person, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual ka finalizuar sot operacionin policor të koduar “Predator”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i M.Ç, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet ka rezultuar se Çerpja, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Polica sqaron se arrestimi u në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

Vlen të theksohet se kontribut në inicimin e këtij procedimi penal ka patur edhe emisioni investigativ “STOP” në televizionin kombëtar “Klan”

Të Fundit