Stop – Ksamil: Me leje te rregullta u bllokohet aktiviteti me mjete lundruese! (04.09.2019)

Erjon Fataj dhe Jetmir Mollanji janë pronarë të mjeteve motorrike, të vendosur në Gjirin e Orestit në Ksamil. Të pajisur me dokumentet e nevojshme, ata shtuan këtë verë edhe aktivitetet me banane dhe disko boat, gjë që i kanë pasqyruar edhe me nipte.Por Erjoni dhe Jetmiri tregojnë, se janë penguar nga policia kufitare, duke iu referuar një vkm-je 321 të vitit 2014. Në fakt kjo Vkm flet për parashuta, që nuk lejohen dhe jo për disco boat dhe banane, që tërhiqen nga mjeti lundrues.Nënprefekti i Sarandës, nen prefektit te sarandes Mirosh Birjani, u shpreh, se këto mjete nuk duhet të ndalohet, pasi Vkm-ja nuk përcakton ndalimin e tyre.Ndërsa në policinë e kufirit, kryekomisar Fadil Veli, tha, se do ta verifikojë situatën, pasi nuk ka dijeni për të.

Të Fundit