Stop gjen fëmijën e humbur, babai sirian e kaloi në 4 aeroporte.

Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje rastin e rrëmbimit në Shqipëri të fëmijës 3 vjecar nga i ati, një shtetas sirian.

Ky i fundit, e mori të birin për pushime në gusht dhe e rrëmbeu, për të mos e kthyer më tek e ëma. “Stop” ka mësuar, se i mituri ka kaluar në plot 4 aeroporte bashkë me partneren e babait, pa u kontrolluar dhe i pa i hyrë gjemb në këmbë.

Fëmija ka fluturuar nga Tirana, në Prishtinë, Ljubljanë e më pas në Londër, ku ndodhet aktualisht.Pas provave të siguruara, “Stop” ka arritur të verë në lëvizje edhe Scotland Yard, në mënyrë, që fëmija i vogël, të kthehet te mamaja e tij në Shqipëri.Pas veprimeve policore, pritet vetëm një formalitet nga Ministria e jashtme për të sjellë fëmijën në Tiranë.

Për më shumë detaje mbi histroinë e rrëmbimit të fëmijës, do të mësoni në emisionin e sotëm “Stop” në orën 20.10 në ekranin e TV Klan.

Të Fundit