Stop-Emisioni i plotë (14 Tetor 2021)

Sot u mbajt seanca parlamentare dhe në nisje të saj, kreu demokrat Basha ofendoi nga vendi deputetin Eduard Shalsi, që kishte marrë fjalën në foltore.Kaq u desh, që të niste një debat pa fund mes kreut të shumicës Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha.Përgjatë replikave nuk kanë munguar akuzat serioze të ndërsjellta, por edhe batutat mes dy liderve politikë.

Më 26 mars 2019, emisioni “Stop”, transmeton rastin e procedurës së emërimit të audituesit të Universitetit të Mjeksisë, Majlind Shkira, pasi ai ishte shkarkuar nga hipoteka e Pogradecit për shkelje ligjore.Në përgjigjen e asaj kohe u pranua megjithatë, se Shkira nuk plotësonte kriteret ligjore, ndaj u emërua për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhej procedura e konkurimit. Mirëpo, historia përsëritet, sepse Majlind Shkira u riemërua si auditues në prill të 2021 nga i njëjti bord, i cili shkel ligjin në mënyrë të përsëritur, pasi ky organ kolegjial, nuk e ka për kompetencë të emërojë apo punësojë individë. Për këtë rast pyesim Kryetarin e Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjeksisë, Florian Toti dhe ky i fundit justifikohet, duke thënë, se Majlind Shkira kishte pikët më të larta nga konkurentët e tjerë.Përpos komunikimit verbal me Kryetarin e Bordit të Administrimit, Florian Toti, emisioni investigativ Stop i është drejtuar zyrtarisht me shkresë edhe MAS, për dy shkollimet dhe dy punësimet e z.Majlid Shkira, që nuk përputhen.

Jeta e Eleni Skenderaj është në rrezik. Në 28 gusht 13 vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Me lot në sy, vogëlushja rrëfen tmerrin, që përjetoi. Aksidenti i rëndë e ka dëmtuar vajzën dhe organet e saj jetësore. Ajo ka nevojë për trajtim të specializuar dhe një seri ndërhyrjesh. Prindërit e saj e kanë të pamundur ta dërgojnë vajzën jashtë vendit! Gjëndja e saj është shumë e rëndë dhe levizja e saj drejt Turqisë duhet të bëhet me avion mjekësor dhe sa më shpejt të jetë e mundur. E shtrirë në spital, Eleni bën apel për ndihmë dhe kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve.Ajo duhet të qëndrojë në spital rreth 3-4 muaj dhe kostot e ndërhyrjeve dhe shkojnë në 80 mijë dollarë.

Të Fundit