STOP-EMISIONI 99(SEZONI 6) 21 Janar 2021-Mat/ skandali i kreut te gjykates me ndertim pa leje ne oborrin e prokurorise.

Emisioni “Stop” disa kohë më parë ka investiguar një konflikt midis dy kompanive për një problem financiar dhe cështja shkoi për zgjidhje në gjykatën e Matit. Këtë proces e ka gjykuar Murat Lleshi, që është njëherësh edhe kryetar i gjykatës.Zoti Lleshi tregoi dukshëm njëanshmëri në gjykimin e cështjes, duke mos pranuar prezencën e një eksperti dhe më pas duke mos pranuar përjashtimin, për të garantuar një proces të rregullt ligjor.”Stop” mësoi, se në Burrel, në oborrin e Prokurorisë së Matit, gjyqtari Murat Lleshi ka ndërtuar një objekt dy katësh.Në prokurori nuk japin shpjegime për këtë, ndërsa edhe vetë gjyqtari Murat Lleshi nuk pranon të flasë për këtë skandal, edhe pse në qytet i kanë thurur bejte për bëmat në gjyqe e ndërtimet pa leje.

Guri Rrokaj dhe grupi i Fierit kanë bërë një këngë për Erdoganin dhe nismën e tij për të ndërtuar një spital në qytetin e Fierit. Fenomeni “Tire” ka zënë vend në fjalorin e përditshëm të qytetarëve, që prej më shumë se një jave, kur emisioni “Stop” publikoi skandalin e korrupsionit të sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”. Shumë banorë të Tiranës shprehen, se Tirja është kudo në zyra e institucione dhe shpesh janë ndeshur me të.

Jemi ndalur në Shkodër, ku mamaja e Edion Bajraktarit, Evri Bajraktari, tregon, se i biri është me 6 diagnoza dha ka statusin e para-tetraplegjikut.Ai është operuar në kokë, ku i është futur një mekanizëm, pasi ka mosfunksionim të gjymtyrëve. Djali peshon rreth 100 kg dhe nuk mund të lëvizë. Gjatë një operacioni në Suedi, i kanë këputur një ligament dhe tashmë këmba e tij nuk lëviz. Mamaja tregon, se ilacet ia dërgon një zonjë nga Suedia, e cila është pjesë e një shoqate. Herën e dytë nuk po i merr dot medikamentet, pasi nuk ka para për të paguar zhdoganimin. Ne iu drejtuam pikës doganore të Rinasit, ku na u tha, se invalidët sipas ligjit, përfitojnë lehtësira për karroca e mjete të tjera, por jo për ilacet. Herën e parë nuk paguan taksë, pasi vlera e ilaceve nuk i kalonte 45 eurot, por tani vlera e tyre shkon në 429 euro. Për shkak të pamundësisë së kësaj familjeje, disa qytetarë u ofruan të paguajnë detyrimin doganor për ilacet e Edionit.

Të Fundit