STOP-EMISIONI 96 (Sezoni 9) 15 Janar 2024- “Në gjyqe ju marr, del qiraja pa leke”, gjyqtari jep zyra me qira e shet gjyqe

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/AiaEe32RaLE?si=uRuuqJNQlXOVkR1C” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

Gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj ka shumë probleme, përsa i përket deklarimit të pasurisë pranë ILDKLPI-së. Deklarimin e pasurisë Sinanaj e ka detyrim ligjor, që nga viti 2000, kur ka filluar punë si gjyqtar. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj ka deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuron si subjekt i regjistruar.Po kështu gjyqtari ka probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma,një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, të ardhurat nga një bilardo, që gjyqtari ka deklaruar, subjekt ky, që nuk ekziston në QKB.Sinanaj për vitet 2008 deri në 2021 ka deklaruar të ardhura nga një aktivitet privat Kopsht për fëmijë “Pinoku shpk” i regjistruar në emrin e gruas.Nga konstatimi i shumave ndër vite del, se janë deklaruar rreth 165 milionë lekë të vjetra më shumë në ILDKPI, krahasuar me fitimet nga ky aktivitet në tatime.Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.Ne provuam t’i marrim një zyrë më qira Hektor Sinanajt dhe ai u zbërthye, duke thënë, se këtu edhe qiraja del falas, për shkak të punëve, që ai na siguron.

Në 21 shtator 2023 ishim në qytetin e Lezhës, për problemin e qytetarit Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9 vjecare “Pashko Vasa”, Shkodër, i liruar nga detyra në vitin 2020.Dritani tha, se prej 22 vitesh, ka punuar në arsimin shqiptar. Pas lirimit nga detyra, Dritani iu drejtua gjykatës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër vendosi me një titull ekzekutiv, që ai të dëmshpërblehej me 12 paga. Por drejtori i Drap Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen, pasi cështja ishte apeluar.Punonjësi i burimeve njerëzore, Pashk Alia tha, se pranon të varet, nëse ky ekzekutim është i ligjshëm.Ne biseduam edhe me përmbaruesin gjyqësor privat, i cili u shpreh, se vendimi është i ekzekutueshëm. Në përgjigjen zyrtare për këtë problem, mësuam edhe arsyen e përgjigjes së vendosur të punonjësit të burimeve njerëzore. Pashk Alia ka diplomën e ekonomisë agrare në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Sot është e hëna blu ose dita më e trishtuar e vitit, që përkon me të hënën e tretë të janarit.Por në Shqipëri, dita e sotme është më e mërzitshmja edhe për të tjera arsye.Sot nisi punë sesioni i ri parlamentar dhe për herë të parë, pa praninë e Sali Berishës, i cili është në arrest shtëpie dhe flet nga dritarja e banesës së tij.

Të Fundit