E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë
Bota

Greqia rrit pagën minimale në 920 euro bruto

Qeveria greke ka njoftuar rritjen e pagës minimale bruto nga 1 Prilli, e cila do të arrijë në 920 euro, sipas njoftimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Bëhet fjalë për rritjen e gjashtë radhazi që nga viti 2019, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar paga minimale u rrit me 40 euro në muaj, ose rreth 4,5%.

Qeveria thekson se ky vendim synon të mbështesë të ardhurat e qytetarëve përballë kostos së lartë të jetesës.

Rritja e pagës minimale prek gjithashtu një varg pagesash dhe përfitimesh të lidhura me të, duke përfshirë shtesat për vjetërsinë në punë dhe periudhat trevjeçare.

Përfitimet sociale përfshijnë shtesën për personat e martuar, që rritet në 10% të pagës minimale, si dhe asistencën sociale për të papunët, e cila ngjitet në 564 euro nga 540 euro më parë.

Ndikim ka edhe te leja e lindjes, leja prindërore, programet e punësimit dhe ndihmat sezonale për punonjësit e sektorit privat.

Përveç sektorit privat, qeveria ka parashikuar edhe një rritje horizontale prej 40 eurosh për të gjithë nëpunësit e sektorit publik.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2019 paga minimale është rritur nga 650 euro në 920 euro, një rritje kumulative mbi 40%.

Partitë opozitare dhe sindikatat e konsiderojnë këtë rritje të pamjaftueshme përballë inflacionit dhe shtrenjtimit të kostos së jetesës, ndërsa hollësi të tjera për kategori të ndryshme punonjësish do të jepen në konferencën për shtyp pas orës 15:30, ora lokale.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑