“Qiraja falas”, Hektor Sinanaj fal gjyqe avokatëve që i marrin zyrën. Sa të ardhura fsheh?

Gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj ka shumë probleme, përsa i përket deklarimit të pasurisë pranë ILDKLPI-së. Deklarimin e pasurisë Sinanaj e ka detyrim ligjor, që nga viti 2000, kur ka filluar punë si gjyqtar. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj ka deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuron si subjekt i regjistruar.Po kështu gjyqtari ka probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma,një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, të ardhurat nga një bilardo, që gjyqtari ka deklaruar, subjekt ky, që nuk ekziston në QKB.Sinanaj për vitet 2008 deri në 2021 ka deklaruar të ardhura nga një aktivitet privat Kopsht për fëmijë “Pinoku shpk” i regjistruar në emrin e gruas.Nga konstatimi i shumave ndër vite del, se janë deklaruar rreth 165 milionë lekë të vjetra më shumë në ILDKPI, krahasuar me fitimet nga ky aktivitet në tatime.Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.Ne provuam t’i marrim një zyrë më qira Hektor Sinanajt dhe ai u zbërthye, duke thënë, se këtu edhe qiraja del falas, për shkak të punëve, që ai na siguron.

Të Fundit