Nga dasma në qeli, nusja përfundon në pranga bashkë me dhëndrin për zhvatje dhe rrëmbim

Një grua në Meksikë kaloi ditën e saj të dasmës në një qeli, me pranga pasi u arrestua me dhëndrin pak para fillimit të ceremonisë, për një rast që përfshinte zhvatje dhe rrëmbimi, ndoshta për llogari të një karteli droge.

Sipas Daily Mail, nusja, e quajtur Nancy N, u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të dashurin e zemrës Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”.

Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan dhe e prangosur, e rrethuar nga policia. Gjashtë burra të tjerë u arrestuan atë ditë, ndërsa dhëndri ai doli të arratisej.

Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit.

Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një “lufte” më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.

 

Të Fundit