STOP-EMISIONI 94(SEZONI 6) 14 Janar 2021-Stop/Tire Alldervishi i zhvati para te afermit te pacientes, pengu i vajzes.

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.Kryeministri Rama reagoi sot për rastin, duke përgëzuar investigimin e emisionit “Stop”“Stop” dhe duke thënë, se ishte një ngjarje e turpshme dhe e vacuar, pasi cdo pyll ka derrat e vet. Nga ana tjeter “Stop”publikon sonte të tjera detaje nga rasti makabër i sanitares së spitalit ,Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55 vjecare, prej ditësh mban pezull prej ditësh vëmendjen e opinionit publik.Vajza të ndjerës tregon se cfarë ka ndodhur, që nga momenti i publikimit të rastit, duke sjellë edhe dëshminë e re, që ka mësuar më vonë, se Tirja nuk mjaftohej me paratë, që i zhvaste asaj.E reja tregon, se Tirja i merrte para dhe kushëririt të saj, që punon në një market pranë sanatoriumit. E bija tregon, sesi mundi të bajë paratë vetëm që e ëma t’ia dilte betejës me sëmundjen, ndërsa flet edhe për pengun, tani që njeriu më i shtrenjtë për të, nuk jeton më.

Prej disa ditësh opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha janë marrë me darkën e disa ministrave dhe biznesmenëve në Dubai, duke trilluar madje edhe cmimet e restorantit atje.Vec problemit, që Basha ka me shifrat,duket, se opozita po përdor tezën e gabuar për fushatë elektorale, tre muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Në 14 korrik 2020 kemi transmetuar rastin e qytetarit Kostandin Beqirllari nga Korca. Ai ka një biznes familjar, që ka të bëjë me mbledhjen dhe mbushjen e bombulave të gazit. Në 26 dhjetor 2019, në zonën pranë drejtorisë arsimore të Korcës ka marrë një telefonatë si zakonisht dhe ka ofruar shërbimin.Pasditen e asaj dite është telefonuar nga policia, që ka pasur njoftim për një bombul të vjedhur. Kostandini ka sqaruar situatën dhe ka kthyer bombulën e marrë aksidentalisht në prani të policit. Kur cështjen e dinte të mbyllur, është njoftuar nga gjykata e Korcës, se duhet të paraqitej në gjykatë, pasi akuzohej për vjedhje në bashkëpunim. Prokuroria hapi cështje, në një kohë, që sipas avokatit Mikel Cipi, me deklaratën e personit të përfshirë në dosje, kjo cështje duhet të ishte mbyllur që në polici.Pas deklaratës që gazetarja e “Stop” i mori prokurorit Gjergji Ceka, ky i fundit u ankua në KLP dhe KLP-ja kërkoi që emisionit “Stop” t’i tërhiqet vemendja…Ky akt është përtej cdo kompetence të KLP-së, që duhet të merret me prokurorët dhe jo me mediat. Për këtë akt qesharak flet edhe juristi Clirim Gjata.

Të Fundit