Stop -EMISIONI 91 (SEZONI 5) 6 janar 2020-“Abuzimi”/ Lushnje, përmbaruesja ekzekuton vendimin e prones pa ekspert. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 91 (SEZONI 5) 6 janar 2020-“Abuzimi”/ Lushnje, përmbaruesja ekzekuton vendimin e prones pa ekspert.


Një problem pronësie mes dy vëllezërve ka cuar në Lushnje gazetarin e “Stop”. Pëllumb dhe Seit Zele janë konflikuar për pronën dhe situata është rënduar, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.

Cdo gjë nisi, kur 8 trashëgimtarët Zele iu drejtuan gjykatës për ndarjen e pasurisë, që rridhte nga prindërit e tyre. Sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës së Vlorës, shtetasit Pëllumb Zele i takonin 422 m2 truall, ndërsa Seit Zele kishte në pronësi 377 m2 truall. Por përmbaruesja Gjergjova i ka dhënë njërit më shumë e tjetrit më pak.Gazetari i “Stop” e pyet përmbaruesen Gjergjova, se pse e ka ndarë pasurinë pa eksperten. Por ajo mjaftohet duke thënë, se duhet të marrë leje te drejtori për të folur.

Sot është dita e ujit të bekuar, apo Befana.Në disa vende, kjo ditë është festë zyrtare. Klintoni ka qenë në një nga tregjet ku tregtohen gjela deti dhe sjell intervista plot humor, mbi mënyrën e mbarështimit dhe rritjes së shpendit tradicional të disa festave tona.

Një histori e trishtë vjen në “Stop”, bërë me dije nga drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Vëllazërimi”, në Tiranë. Bëhet fjalë për dy të mitur,10 dhe 12 vjecar, të cilët janë braktisur nga prindërit, dhe jetojnë me gjyshërit. Tërmeti i 26 nëntorit, ka dëmtuar shtëpinë e tyre, që është cilësuar e pabanueshme.Zeqine Abazaj, gjyshja e fëmijëve,tregon, se e bija pas divorcit, i ka braktisur fëmijët, ndërsa ajo i mori në shtëpinë e saj pas tërmetit.Gazetarja e “Stop” coi në këtë familje ndihma nga 4 shoqata suedeze, ndërsa Besmir Pjetërnikaj i dha një shumë parash.Zoti Pjetërnikaj, i ardhur enkas nga Italia, ishte edhe në Egi centër, ku ndihmoi financiarisht dy familje, familjen Mucaj dhe familjen Visha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *