STOP-EMISIONI 80(SEZONI 6) 25 Dhjetor 2020-Kurbin/ faturohet per lokalin e prishur, faturisti i jep parate nga xhepi.

Jemi në Kurbin për një problem të shtetasit Vid Prenga. Ai ka patur një lokal para komisariatit të Kurbinit, që është shembur në 25 korrik 2020. Sahati i energjisë është marrë në administrim nga OSHEE. Në 27 korrik, Vidi ka bërë kërkesë për pezullim të përkohshëm. Më pas ka shkuar të paguajë faturën për muajin korrik dhe ka parë, se është mbifaturuar. Megjithatë, ka vendosur të paguajë, për të kursyer andrallat. Në shtator, kur shkoi të paguante vetëm mirëmbajtjen, është përballur me një faturë prej 62 mijë lekësh të reja. Në këtë moment ka bërë ankesë në zyrat e OSHEE-së, ndërsa paratë për pagesën i ka marrë borxh.tani Vidi kërkon paratë mbrapsht, pasi faturimi ka qenë i paligjshëm. I drejtohemi OSHEE-së Kurbin, ku shefja e zyrës pranon gabimin, por thotë, se do të flasë me drejtorinë qendrore.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , OSHEE Kurbin e gjeti zgjidhjen, duke i kthyer shtetasit Vid Prenga 80 mijë lekë të vjetra nga xhepi i punonjësve abuzues.

Në Peqin një makinë policie qarkullon natën pa drita. Në Lezhë një makinë ka ngecur në lumë dhe banorët banoërt ankohen, se nuk kanë urë.Në Thumanë lumi është më shumë se i ndotur nga mbeturinat. Janë këto disa nga episohet, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Në shtator të 2017-ës, emisioni Stop ka transmetuar problematikën e banorëve të ish-Kënetës Durrës, të cilët jetojnë mbi ujrat e zeza.Një kanal në këtë zonë është kthyer në ferr për banorët. Qytetarët thonë, se jo vetëm u është bërë jetesa e pamundur, por edhe fëmijët, që kanë në emigracion, nuk po u vijnë për këtë shkak. Pas 3 vitesh, është i njëjti kanal, ose më saktë vazhdimi i tij,na ka cuar në lagjen 14 Shkozet, Durrës.Banorët thonë, se paguajnë taksat prej 25 vjetësh, por askush nuk ka vënë dorë në infrastrukturën rrugore, ndricim dhe as në kanal. Ata kërkojnë t’u shtrohet rruga, t’u zgjidhet ndricimi dhe të pastrohet kanali.Ne iu drejtuam Bashkisë së Durrësit dhe patëm një komunikim me Nënkryetarin Florian Tahiri.Ky i fundit premtoi, se problematikat e lagjes 14 Shkozet, Durrës do të shihen me prioritet. Në projekt-buxhetin e vitit 2021, do të përfshihet investimi rrugor, bashkë me ndricimin. Ndërsa për pjesën e kanalit, ai është një kanal mbledhës i shiut dhe maksimumi që mund të bëhet, është pastrimi, pasi investimi për ta mbyllur, kërkon miliona euro dhe bashkia nuk e përballon dot.

Të Fundit