Festimet shpërfillin COVID-in, dyndje në pazarin e Korçës, harrohet distancimi dhe maskat

Qindra të rinj, banorë të Korçës dhe të ardhur nga rrethe të tjera për të festuar Krishtlindjet e kaluar fundjavën, janë dyndur në lokalet e qytetit, duke shpërfillur tërësish distancimin fizik dhe masat anti-COVID.

Gjatë gjithë pasdites, sheshi i pazarit të Korçës ka qenë i tejmbushur nga qytetarë që festonin ngjitur me njëri-tjetrin, ndërkohë që maskat nuk ekzistonin fare.

Megjithëse pjesa më e madhe në ambiente të hapura, të rinjtë kanë qëndruar pranë dhe në tavolina ngjitur, duke u kthyer në një rrezik potencial për shpërndarjen e virusit.

Festimet kanë vazhduar deri kur ka filluar ora policore, kohë kur lokalet janë mbyllur.

 Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, këtë vit në Korçë u mbajtën dy mesha Krishtlindjeje, në 07:00 dhe 10:00 që të gjithë besimtarët të kishin mundësi të merrnin pjesë.

Të Fundit