STOP-EMISIONI 70(Sezoni 7) 10 Dhjetor 2021- Paskuqan /Ankesa anonime shkarkon drejtoreshen e kopshtit

Ankesa e rradhës na vjen nga një zonjë nga qyteti i Tiranës, e cila prej disa muajsh, ka qenë drejtoreshë kopshti në zonën e Paskuqanit.Lytfie Belba tregon, se ka 6 vite si edukatore dhe prej prillit të vitit 2021 ka qenë drejtoreshë e kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, që tani quhet kopshti “Borëbardha”. Një ditë u vonua 4 min në punë dhe erdhi nënkryetarja e Bashkisë Kamëz dhe e detyroi të ikte në shtëpi. 5 ditë më vonë i vjen urdhri i largimit nga puna, me pretendimin e moszbatimit të etikës në punë. Zonja kërkoi shpjegime, por nuk u prit nga askush. Kërkoi të qëndronte si edukatore, por as këtë nuk ia lejuan.Në këto kushte, Lytfie Belba është drejtuar tek drejtori i arsimit parashkollor në bashkinë Kamëz, për të marrë një arsyetim për largimin nga puna, por ai e ka drejtuar në instanca më të larta.Për të sqaruar procedurën e largimit të zonjës u drejtuam në bashkinë Kamëz. Aty na thanë, se ka patur një ankesa pa emra nga ana e stafit të kopshtit, por asgjë nuk është provuar. Kemi pyetur për këtë situatë ekspertin e arsimit Ndricim Mehmeti, i cili thotë se që në vitin 2009 është dhënë urdhër, që mos të merret për bazë asnjë ankesë anonime. Sipas tij, ka një procedurë, në bazë të së cilës ndodh shkarkimi.

Nesër mbahet një prej kongreseve të PD-së, ai i thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha.Një video e dërguar në redaksinë e emisionit “Stop” tregon, sesi shëtit miu brenda banakut të ushqimeve në një supermarket “cilësor”. Një tjetër video tregon një mace që pi qumësht te lopa.

Për situatën e ish drejtoreshës së kopshtit “Borëbardha” në Paskuqan, pyesim kryetarin e bashkisë Rakip Suli, duke i parashtruar edhe faktin që në të njejtin kopsht janë dy edukatore ndihmëse me arsim të mesëm bujqësor dhe gjermanisht, por kryebashkiaku nuk e pranon shkeljen.Eksperti Ndricim Mehmeti thotë, se ato duhet të kenë arsimin parashkollor dhe trajnime në fushën e pedagogjisë speciale, sepse do të merren me fëmijë.Vetë zonja Lytfie Belba ka telefonuar kolegët e punës, por askush nuk pranon të ketë pasur ankesa për të.

Të Fundit