E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 67(SEZONI 6) 8 Dhjetor 2020-Dhermi/ si u rrembye prona nga kusheriri me ndihmen e avokatit dhe Aluiznit!

Vëllezërit Koka Ilir dhe Marko denoncojnë në Stop mënyrën, sesi iu mor prona e trashëguar nga i ati dhe investimi i tyre në Dhërmi nga djali i hallës Elidon Gjikoka. Kjo ka ndodhur në vitin 2018 dhe cdo gjë është mundësuar nga zyrtarë të Aluiznit dhe Hipotekës. Ndërsa avokati mbrojtës ka luajtur me dy palët. Elidon Gjikoka e ka marrë pronën me qira dhe e ka shfrytëzuar në mirëbesim pa asnjë lloj dokumenti dhe në mënyrë të cuditshme ai bëhet pronar i 1300 m2 pronë në Dhërmi dhe i investimit të rreth 12 objekteve, shtëpi të vogla pushimi.Familjarët Koka kanë denoncuar në Policinë e Himarës një ndërtim pa leje, që po bëhet në pronën e tyre, të rrëmbyer nga kushëriri Elidon Gjikoka, por policia nuk ka ndërhyrë, duke favorizuar këtë të fundit. Në skemën e tjetërsimit të pronës kanë luajtur rol kyc punonjësi i Aluiznit të Vlorës, Adiseldo Rrapaj dhe avokati Artion Kasaj.

Sot është dita e rinisë, që është vendosur e tillë, për shkak të lëvizjes së studentëve të dhjetorit ’90.Klintoni ka dalë nëpër rrugët e Tiranës, për të pyetur të rinjtë, sesi ia bëjnë të dashurohen në kohën e koronavirusit. Shumë të rinj janë përgjigjur me humor, duke improvizuar edhe puthje me maskat mbrojtëse anti-covid.

Më 2 dhjetor, emisioni Stop transmetoi rastin e 300 invalidëve të Paskuqanit, pasi në datën 22 nëntor ata duhej të merrnin pagesën e invaliditetit, por tek njësia përkatëse, nuk kishte mbërritur ende ky fond. Pas interesimit të gazetares, zëdhënësja e Shërbimit Social Shtetëror tha, se paga do kalonte në 2 dhjetor.Por kjo nuk ndodhi. Stop mësoi, se pagesat kanë kaluar në fundjavë, por për fat të keq personi, që denoncoi këtë vonesë, ka ndërruar jetë nga problemet e zemrës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑