STOP-EMISIONI 63(SEZONI 6) 2 Dhjetor 2020-Tirane/ nje vit pas termetit i kerkojne te dalin nga shtepia, raporti plot gabime.

Ndonëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, për pallatin 407 tek njësia 4, rruga e Dibrës, banorët thonë, se nuk kanë pasur dëme dhe asnjë problem deri para dy javësh. Në këtë kohë u vjen një shkresë nga njësia 4, ku pretendohet, se pallati është shumë i dëmtuar dhe i vlerësuar me DS4 dhe banorët duhet të dalin nga shtëpitë e të marrin bonus qiraje.Në raportin e siguruar, inxhinierët e institutit të ndërtimit, Dhimitër Papa dhe Kristaq Kali, kanë bërë gabime në të dhëna, pasi sipas koordinatat i referohen një pallati në Surrel dhe jo te rruga e Dibrës. Madje nuk korespondojnë as katet, as materiali i tullave dhe asgjë tjetër.Për këtë problematikë, vemë në dijeni kryetaren e njësisë administrative 4, Liri Qoshi, e cila pasi njihet me rastin, thotë, se do t’i cojë shkresë institutit, që të rishikojë vlerësimin.Më pas flasim me njërin nga inxhinierët e ekspertizës, Dhimitër Papa, i cili këmbëngul, se bëhet fjalë për lapsus, por vlerësimi nuk ndryshon.Në fund ai thotë, se do të tërhiqet nga rasti dhe vlerësimin le ta bëjnë kolegë të tjerë.

Pak ditë më parë ministrja e arsimit Evis Kushi, njoftoi se mësimi do të bëhet I alternuar në klasë dhe on line. Në shpjegimin e saj, ministrja foli për javë teke e cifte e ditë teke e cifte, në të cilat nxnënësit, do të ndiqnin mësimin nga klasat apo nga shtëpia. Ne sjellim një grafik orari, i materializuar në bazë të direktivave të Ministrisë së Arsimit.Mësuesi i etikës pranë shkollës private Maarif në Tetovë të Maqedonisë Imeri Hayyul është filmuar duke folur me nxënësit në turqisht, edhe pse shkolla është e regjistruar si institucion arsimor në gjuhën shqipe.Prindërit janë ankuar dhe thonë, se mësuesit shqiptarë po zëvendësohen gjithmonë e më shumë me shtetas turq.

Problematika e radhës na ka cuar tek Njësia Administrative Paskuqan, pasi 300 persona me aftësi të kufizuara, cdo muaj marrin pagën e invaliditetit. Mirëpo nga data 22 nëntori deri më sot ata nuk e kanë marrë pagesën e tyre.Në njësinë administrative thonë, se nuk kanë gjë në dorë dhe pagesa varet nga shërbimi social. Vetë invalidët thonë, se janë mbytur në borxhe dhe nuk kanë para për t’u ushqyer e për të marrë ilacet. Ne pyesim Shërbimin Social Shtetëror për këtë rast.Xhulja Musta, Zëdhënësja e Shërbimit Social, pasi gazetarja e vë në dijeni për këtë problem, bisedon me eprorët e saj dhe thotë që vonesa është shkaktuar, pasi fondi nuk ka kaluar nga Ministria e linjës. Sipas saj, ky problem do të zgjidhet në pak ditë.

Të Fundit