Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në situatën e kopshteve në Sarandë.Një qytetar kërkon të regjistrojë djalin 3 vjecar në kpsht, por përballet me kushtet skandaloze. Fëmijë të vegjël flenë në shezllonë të përshtatur si krevatë.Në kopshtin “Soros” numër 2, vetë personeli pranon, se fëmijët flenë, luajnë e hanë në të njejtin ambient dhe nuk kanë as vend dhe as krevatë.E njëjta situatë edhe në kopshtin numër 4, ku nuk kanë ardhur akoma krevatët për fëmijët.
Të dielën ishte festa e pavarësisë, ndërsa dje dita e clirimit. Qysh nga rënia e komunizmit, në Shqipëri ka gëluar debati i datave, sidomos për clirimin dhe ikjen e gjermanit të fundit.Ne kemi dalë në rrugët e sheshet e kryeqytetit dhe kemi intervistuar qytetarët për të dyja këto data të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe sjellim një material plot humor.
Pak javë më parë u ndalëm në rastin e një familje italiane, që ka mbetur e bllokuar në Gjirokastër për shkak prokurorit Emëror Kasaj, i cili ka lënë në arrest shtëpie kryefamiljarin.Historia nisi me vjehrrën e kryefamiljarit, zonjën Maicol Sacchi, e cila kishte marrë një rulotë me qira dhe udhëtonte së bashku me vajzën e saj, dhëndrin dhe 4 fëmijët e mitur të çiftit.Por pasi kishte kaluar në disa shtete, ruloti ndalohet në Shqipëri me dyshimin, se mjeti i marrë me qira, mund të shitej në vendin tonë. Pas këtyre dyshimeve nuk u arrestua zonja, që kishte marrë me qira rulotin, por dhëndri i saj, i cili nuk kishte asnjë dokumentacion, që e lidh me mjetin, madje as patentë.Chiara Sacchi, e ka ndalur prokurorin Emëror Kasaj dhe i shfaq revoltën e saj, duke i thënë, se është i korruptuar dhe po i shkatërron jetën.Në këmbim Chiara Sacchi thotë, se nuk do i ndahet prokurorit Kasaj, derisa drejtësia të shkojë në vend.