STOP – EMISIONI 62 (SEZONI 4) 27 nëntor 2018 Kamera e fshehte/ 2 foto dhe 1 000 euro per nje pasaporte biometrike greke!

Emisioni “Stop” solli me zë dhe figurë mënyrën, sesi mund të sigurosh një pasaportë të një prej vendeve të BE-së në Shqipëri.Kamera e fshehtë fakton, sesi me 1 000 euro nën dorë, bëhesh zot i një dokumenti europian biometrik. “Tregtari” i këtij biznesi, Adem Picari, të jep 100% garanci për disa vende të Bashkimit Europian, ku mund të nisësh punë, identitet e jetë të re. Qytetari dorëzon vetëm 2 fotografi dhe shumën e kërkuar dhe për 4 ditë, maksimumi një javë, merr në dorë pasaportën greke me identitetin Janis Gorgulas.

Akti i paprecedent i kryebashkiakes, kontrollon telefona te punonjësve!

Sonda Insight, e nisur në 5 maj drejt planetit Mars, mbërriti dhe mundi të sjellë pamje nga planeti i kuq.Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, u ka marrë celularët punonjësve, me pretendimin, se dekonspironin informacione. Ajo ka thirrur dhe një teknik celularësh, për të hapur dhe kontrolluar informacionin e vartësve të saj.Kreu i AKEP-it, Ilir Zela, i është drejtuar me një letër publike Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku i kërkon zgjidhje për procesin e degraduar të aplikimit për pasaportë biometrike. Zela bën thirrje, që të marrë fund ky poshtërim për shqiptarët.

Kalbezimi i institucioneve, te korruptuarit ngrihen ne detyre!

Në 3 maj 2016 emisioni “Stop” transmetoi një kamera të fshehtë, që tregonte, sesi hetimi tatimor të korrigjonte bilancet me para në dorë. Qytetari në atë kohë e zgjidhi hallin me shefin Ledjon Kolgjoka, i cili u pezullua nga detyra. Por sot, zoti Kolgjoka është sërish me post, pavarësisht se u kap me zë e figurë, në një akt korrupsioni. Stafi i emisionit iu drejtua sot me shkresa të vecanta zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, AISM dhe DSIK, për disa nga cështjet e ngritura në emisionet e ditëve të fundit. Po kështu redaksia kërkoi një qëndrim zyrtar nga KLD, për rastin e hetimit të Guximtar Bocit, i cili u regjistrua duke kërkuar favore seksuale nga një grua, për të ndikuar në procesin e saj.

Të Fundit