STOP-EMISIONI 58 (Sezoni 9) 22 Nentor 2023- “Avash, ule tyten, se e ngrite lart”, mashtron kosovarin per pasaporte shqiptare.

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë tonë. Mbesa akuzon xhaxhain e saj, Nevruz Memaj, pasi ai i ka premtuar djalit të kunatit të saj nga Prishtina ta pajisë me pasaportë shqiptare për 5 mijë euro. Mbesa nga Berati ka 16 vjet e martuar në Prishtinë dhe mashtrimi i xhaxhait, i ka krijuar probleme në familje. Nevruz Memaj është një ish-punonjës policie, i dalë në pension.Ai ka bërë plotësimin fiktiv të dokumentacionit, duke nisur nga vërtetimi fals i shkollës, e duke paguar “kafe”, sipas tij, te zyra e emigracionit për leje qëndrimi.Por te kushtet, për të marrë pasaportë, duket dhe një shtëpi dhe Nevruzi ka menduar edhe për këtë, duke bërë sërish një kontratë qiraje fiktive për 6 muaj, duke paguar 1250 euro.Denoncuesit nuk marrin dot kontakt me Nevruz Memajn prej dy vjetësh, kur ky i fundit siguroi 5 mijë eurot.Ne ramë në gjurmët e Nevruzit, i cili jeton në Durrës dhe në përballje me mbesën, ai mashtroi sërish, për të dalë nga situata.Ndërsa në përballje me gazetarin e “Stop”, Nervruzi pranoi, se ka dhënë ryfshet nën dorë kudo, ku sipas tij, i është dashur të plotësojë procedurat, për të marrë pasaportën shqiptare.

Qeveria ka vendosur të hënën e ardshme pushim, duke bërë, që shkollat dhe administrata, të përfitojnë plot 5 ditë pushime, për shkak edhe të festave të nëntorit.Një video me protagonistë Andrea Bocellin dhe Roger Federer është bërë virale. Tenori i njohur ka ftuar në skenë kampionin e botës në tenis gjatë një koncerti në Zyrih dhe i ka kushtuar një pjesë. Kjo ka bërë, që Federer të preket e të lotojë.Pak ditë më parë policia e shtetit njoftoi, se ka ushtruar kontrolle në 201 subjekte, në të gjithë vendin, dhe në 81 të tilla, aktiviteti kryhej në kundërshtim me ligjin. Në njoftimin zyrtar thuhet, se u evidentuan 63 çerdhe dhe kopshte pa licencë, ose me dokumentacion të parregullt. 40 prej tyre ishin vetëm në Tiranë.Por në redaksinë tonë kanë mbërritur mesazhe nga prindërit, që thonë, se po rrezikojnë punën, pasi nuk kanë ku të lenë fëmijët.

Ministria e Arsimit ka kërkuar hetim administrativ dhe masa për të gjithë zinxhirin përgjegjës për ngjarjen në shkollën e mesme “Memo Meto” në Kuc të Vlorës. Pas denoncimit në emisionin “Stop” Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar është autorizuar të marrë masa të menjëhershme, që nga drejtimi drejtimi i shkollës, tek mësueset për këtë skandal. Për daljen e përgjegjësive, është ngritur Komisioni Disiplinor, që do të dalë me masa për përgjegjësit, sapo Prokuroria, që po heton ngjarjen, ta zbardhë plotësisht atë.Mbrëmjen e së martës, Stop transmetoi një skandal të ndodhur në shkollën e mesme te Kucit në 18 tetor 2023. Dy mësuese, Blerina Muca dhe Irma Yzeiraj janë kacafytur dhe kapur nga flokët në ambientet e shkollës, në sy të kolegëve dhe nxënësve, që janë detyruar t’i ndajnë.

Të Fundit