“Një kafe i kushtoi 5 mijë euro”, si u mashtrua Kosovari për një pasaportë shqipëtare

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë tonë. Mbesa akuzon xhaxhain e saj, Nevruz Memaj, pasi ai i ka premtuar djalit të kunatit të saj nga Prishtina ta pajisë me pasaportë shqiptare për 5 mijë euro. Mbesa nga Berati ka 16 vjet e martuar në Prishtinë dhe mashtrimi i xhaxhait, i ka krijuar probleme në familje. Nevruz Memaj është një ish-punonjës policie, i dalë në pension.Ai ka bërë plotësimin fiktiv të dokumentacionit, duke nisur nga vërtetimi fals i shkollës, e duke paguar “kafe”, sipas tij, te zyra e emigracionit për leje qëndrimi.Por te kushtet, për të marrë pasaportë, duket dhe një shtëpi dhe Nevruzi ka menduar edhe për këtë, duke bërë sërish një kontratë qiraje fiktive për 6 muaj, duke paguar 1250 euro.Denoncuesit nuk marrin dot kontakt me Nevruz Memajn prej dy vjetësh, kur ky i fundit siguroi 5 mijë eurot.Ne ramë në gjurmët e Nevruzit, i cili jeton në Durrës dhe në përballje me mbesën, ai mashtroi sërish, për të dalë nga situata.Ndërsa në përballje me gazetarin e “Stop”, Nervruzi pranoi, se ka dhënë ryfshet nën dorë kudo, ku sipas tij, i është dashur të plotësojë procedurat, për të marrë pasaportën shqiptare.

Të Fundit